E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia mbyll hetimet ndaj WikiLeaks

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 16:34

Policia australiane ka ndërprerë hetimet ndaj web-faqes tashmë të famshme, WikiLeaks. Kjo, ngase sipas kryeministres australiane, Julia Gillard, publikimi i depesheve të diplomacisë amerikane nuk është në kundërshtim me ligjin australian.

Ministri australian i Drejtësisë, Robert McCellanland, ndërkaq deklaroi se drejtësia australiane nuk përgjigjet më për këtë rast. Edhe pse, nëse pas publikimeve të reja do të konstatohet ndonjë moment tjetër i dyshimtë, atëherë çështja mund të riaktivizohet sërish.

Themeluesi i WikiLeaks, australiani Julian Assange, u lirua të enjten me kusht nga burgu në Londër, pas pagesës së kaucionit prej mbi 200,000 funtash.

Ndërkaq përmes një urdhërarresti ndërkombëtar Suedia vazhdon të kërkojë ekstradimin e tij atje, për shkak të akuzave për dhunim dhe abuzim seksual.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›