E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano ne planet e Manchester City-t

Klubi milioner i Manchester City-t ka perhapur zera per interesimin ndaj lojtarit te Sampdorias, duke turbulluar ujerat ne kampin e skuadres doriane.

Per sulmuesin italian, Antonio Cassano eshte hapur nje dritare e re per nje te ardhme me te ndritur. Klubi milioner i Manchester City-t ka perhapur zera per interesimin ndaj lojtarit te Sampdorias, duke turbulluar ujerat ne kampin e skuadres doriane.

Menjehere pas zerave, ka reaguar administratori i shoqerise, Beppe Marotta. “Kam thene gjithmone se e ardhmja e Cassano-s i takon vetem atij dhe do jete vete lojtari qe do vendose”, thekson Marotta. Me tej, ai ka nenvizuar se, deri ne keto momente nuk ka ardhur asnje kerkese per blerjen e talentit barez.

Tek Manchester City, Cassano do te gjente ish shokun e skuadres, Robinho, me te cilin ka pasur marredhenie te mira ne kohen kur te dy luanin per Real Madrid.

Nga ana tjeter edhe Juventusi ka shprehur interesimin per sulmuesin italian, por mesa duket, milionat pa limit te pronareve arabe kane bere qe e ardhmja e Cassano-s te jete me afer Premier League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›