E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United gjen pasardhesin e Scholes

Mesfushori i fuqishem eshte nje nga elementet baze te Wigan por per te, Manchester United mund te beje sakrifica deri ne 23 milione euro.

Pavaresishit rinovimit te Paul Scholes deri ne vitin 2010, Manchester United po kerkon qe tani nje zevendesues te denje per te zene vendin e mesfushorit anglez.

Mosha e madhe e biondit por edhe renia e ndjeshme e parametrave te tij, ka bere qe “Red Devils” te kerkojne ne tregun anglez per nje mesfushor te fuqishem dhe me parametra te ngjashme me Scholes. Lojtari qe i afrohet me shume kerkesave te United eshte Wilson Palacios, i cili luan ne radhet e Wigan.

Mesfushori i fuqishem eshte nje nga elementet baze te Wigan por per te, Manchester United mund te beje sakrifica. Sipas mediave britanike, pronaret amerikane te United kane vendosur te shpenzojne 23 milione euro per djaloshin e talentuar. Kjo shume mund te beje qe drejtuesit e Wigan te mendojne me shume per te mbushur arken modeste te klubit te tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›