Falcao mirëpret Atleticon

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 19:01
Sulmuesi i Portos Falcao ka thënë se transferimi në Atletico Madrid do të përfaqësonte një “mundësi të mirë”.
Sipas medieve portugeze dhe spanjolle Atletico është afër të arrijë marrëveshje për transferimin e Falcaos në Vicente Calderon derisa kërkojnë një zëvendësim për Sergio Agueron.
“Çdo futbollistë mendon të luan në njërën prej ligave më të mëdha si Spanja, Italia ose Anglia” tha Falcao për A Bola. “Kushdo që thotë ndryshe gënjen. Atletico do të përfaqësonte një mundësi të mirë për karrierën time” përfundoi ai.