Cassano operohet me sukses

“Antonio Cassano është mirë dhe në ditët e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve që do të përcaktojnë datën e daljes së tij nga spitali” thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Milanit.
Nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani kishte thënë se Cassano mund të mungojë për katër deri në gjashtë muaj. Procedura për mbylljen e një qarjeje të vogël në zemrën e reprezentuesit italian u krye nga doktori Mario Carminati në spitalin Maggiore.
Milan njoftoi të mërkurën se Cassano ka anomali kardiake që shkaktuan një problem në tru për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut. 29 vjeçari Cassano është i shtrirë në spital nga e shtuna kur ishte dërguar për kontrollime pas probleme që hasi në aeroplan me ekipin pas fitores 3-2 ndaj Romës.