Zhervinjo i rekomandon Arsenalit Eden Hazard
Sulmuesi i Arsenalit, Zhervinjo ka sugjeruar drejtuesit e klubit nga “Emirates” që të bëjnë një ofertë për mesfushorin e Lilës, Eden Hazard. “Unë kam pasur kënaqësinë të luaja me të në Lilë dhe nëse do të më jepej rasti, do të kisha luajtur përsëri. Ndoshta do ta kemi mundësinë që në të ardhmen të ndajmë momente të bukura në fushë, ashtu sikurse në Francë. Shpresoj që ai të transferohet tek Arsenali”, tha Zhervinjo.