Cassano u frikësua nga vdekja

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano ka përshkuar emocionet e tij pasi mësoi se duhej të operohej në zemër si dhe tregoi synimet e tij rreth rikthimit në fushat e lojës.
29 vjeçari ka marrë aprovimin për të vazhduar karrierën e tij, pesë muaj pasi pësoi një sulm të vogël në rrugë drejt kthimit në Milano nga ndeshja kundër Romës. Cassano ka pranuar se brenga e tij fillestare nuk ishte e lidhur me futbollin.
“Kisha frikë nga vdekja e pas kësaj mendoja se duhet të tërhiqem nga futbolli. Por, fatmirësisht tani jam gati për të luajtur sërish”, deklaroi Cassano për Studio Sport.