Messi: Jam shumë i motivuar
Sulmuesi argjentinas Lionel Messi thotë se është shumë i motivuar para takimit të madh të La Ligës, përballë Real Madridit. "Po, jam shumë i motivuar për këtë ndeshje. Nuk mund të mohoj se i dua ndeshjet e mëdha dhe pa dyshim Barca-Mardid është një prej tyre", ka thënë Messi për Sport.
"Do të bëjmë gjithçka është e mundur dhe e pamundur që tri pikët e kësaj ndeshjeje të mbeten në Camp Nou", ka shtuar argjentinasi.