Catite e rrenuara, 60 familje ne rrezik
Blerim Kore
Shirat e rrembyeshem te ketij vitit vazhdojne te demtojne banesat karakteristike, te ndertuara me gur ne qytetin e Gjirokastres. Krahas humbjes se vlerave historike dhe arkitektonike te tyre, rrenimi i ketyre shtepive perben kercenim edhe per jeten e familjeve dhe njerezve qe jetojne ne to. “Jane rreth 60 familje te regjistruara te ne, si te pastrehe te kategorise se pare, qe jetojne ne banesat karakteristike, te shpallura “rrezik shembjeje”, thote inspektori i Zyres se Sherbimeve ne Bashkine e Gjirokastres, Dasho Sejdo.
Ne listat e te pastreheve ne bashkine e qytetit ndesh emrat e dhjetera familjeve, te cilat i gdhijne dhe ngrysin ditet me rrezikun e shembjes se cative dhe mureve te gurta mbi kokat e tyre. Ne shtepine e gurte, te shpallur “rrezik shembjeje” te Sollakut, jetojne 3 familje, ne banesen e Shehut - 3 familje, Dalipi - 2 familje, Selfatet - 2 familje dhe keshtu lista vazhdon me emrat e mjaft familjeve te tjera, qe ne pamundesi te kushteve ekonomike per blerjen e nje shtepie apo marrjen me qira te nje banese vazhdojne te jetojne nen muret e gurta, gjysme te rrenuara. Vazhdimisht keta familjare trokasin ne dyert e shtetit, per te gjetur mundesine e nje strehe me te sigurt per veten dhe femijet e tyre.
“Prej 5 vitesh jetoj ne mjediset e shtepise se gurte te Lolomanit”, thote Arben Qoku. Dhoma ku banoj eshte gjysme e rrenuar, nderkohe qe ne ditet me shi cfare bie jashte, hyn brenda”. Por me problem per te jane catia dhe muret gjysme te rrenuara te shtepise. “Kemi frike se nje dite ato do te na zene brenda si pllaka zogun”, pohon ai. Ne kushtet kur vetem ai punon ne familje e ka mjaft te veshtire blerjen e nje banese, keshtu qe e vetmja zgjidhje ngelet qe te trokase ne dyert e shtetit. “Me fondet e pakta, qe kemi ne dispozicion, e kemi mjaft te veshtire per te bere dicka ne drejtim te problemit te strehimit”, thone perfaqesuesit e Bashkise se Gjirokastres. Gjate viteve te fundit, ne qytetin e Gjirokastres u ndertuan 40 apartamente per te pastrehet, por duket se ato jane fare pak per te arritur te perballojne kerkesat dhe problematiken e te pastreheve te regjistruar ne bashki.
Rreshqitjet e tokes, 20 shtepi rrezikojne shembjen
Rreshqitjet masive te tokes ne njeren prej zonave periferike te qytetit te Gjirokastres rrezikojne shembjen e 20 shtepive te banimit. Behet fjale per banesat, te cilat ngrihen ne pjesen e fundit te lagjes Cfake, anes rruges kombetare Gjirokaster-Kakavije. “Gjate diteve me shira jetojme me frike se mos masivet e tokes, qe rreshqasin vazhdimisht, marrin me vete shtepine”, thote Altin Bixhaku, nje prej banoreve te kesaj zone. Ne oborrin e shtepise se tij si shkak i shembjeve te tokes jane shfaqur nje sere plasaritjesh, te cilat zgjaten per metra te tera. “Ne ditet me shi, toka rreshqet vazhdimisht dhe keta damare - tregon i zoti i shtepise plasaritjet - vazhdojne te zgjaten edhe me”. Duke qene se shtepite e kesaj zone ngrihen fare prane rruges kombetare, qe lidh Gjirokastren me doganen e Kakavijes, shembjet e dheut jane bere shqetesim edhe per automjetet, qe levizin ne kete rruge kombetare. Gjate rreshqitjes se fundit te tokes u desh nderhyrja e mjeteve te renda te Ndermarrjes se Rrugeve per largimin e dheut dhe baltes dhe rifillimin normal te levizjes se automjeteve. “Kjo zone, per vete strukturen tektonike qe ka, eshte e papershtatshme per ndertime dhe banoret qe kane ndertuar shtepite ketu, nuk kane marre parasysh kete fakt”, thone specialistet e Bashkise se Gjirokastres ne lidhje me shqetesimin e banoreve, qe jetojne ne 20 shtepite e kesaj zone. B. Kore