E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Juventus mund të vendos titullin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri beson se ndeshja kundër Juventusit të shtunën mund të jetë vendimtare në garë për titull në Serie A.

Rossonerët kanë një pikë më pak se Juventusi i pamposhtur para përballjes së tyre në San Siro. Por, Bianconerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Pres që ndeshja e së shtunës të jetë një takim i bukur. Do të jetë një përballje interesante që mund të vendos titullin. Përqendrimi ynë është vetëm në ndeshjen e së shtunës. Jemi në garë për Scudetto dhe jemi virtualisht dy pikë prapa Juventusit”, deklaroi Allegri për uebfaqen zyrtare të Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›