Bayerni, optimist për Robbenin

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge mbetet optimist se Arjen Robben do të vazhdojë kontratën me klubin.
Robben, 28 vjeç, u bë anëtarë kyç i Bayernit pas transferimit nga Real Madridi më 2009 por ka pësuar një seri lëndimesh dhe së fundmi është kritikuar nga Franz Beckenbauer dhe Mario Basler për egoizmin e tij në fushë.
Marrëveshja e tij me klubin skadon më 2013 por Rummenigge pret që holandezi të mbetet në Allianz Arena. “Nuk jam pesimist, do të gjejmë një zgjidhje” deklaroi ai për Kicker.