E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutti, Mourinho i Palermos

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini duket se ka gjetur trajnerin e duhur për skuadrën e tij.

Pronari i klubit sicilian, i njohur për numrin rekord të trajnerëve të shkarkuar duket se më në fund është i kënaqur me atë që aktualisht drejton skuadrën, Bertolo Mutti.

“Jam shumë i kënaqur me Muttin, i cili është si baba për futbollistët. Ai e ka transformuar ekipin, është Mourinho im. Por, nuk duhet të teprojmë me festë, por të vazhdojmë punën” deklaroi Zamparini. Palermo të dielën mbrëma shkatërroi Lazion, 5-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›