E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore: Reali dhe Barcelona nuk më përshtaten

Ylli i Palermos, Javier Pastore, thotë se atij nuk do t`i përshtatej një transferim te Real Madridi ose Barcelona.

Pastore thotë se dëshira e tij e vetme është të luajë futboll rregullisht dhe nuk do të pranonte të qëndrojë në karrigen e rezervave.

“Gjithmonë flitet në treg për mua, por opsioni im nuk ka ndryshuar në këtë aspekt: ende dua të zhvillohem, dhe Palermo është deri tani vendi më i mirë në të cilin mund ta bëj këtë”, ka thënë mesfushori argjentinas.

“Prioriteti im është gjithmonë të luaj, prandaj do të thosha se ky është opsioni i parë. Në ekipe si Barcelona ose Real Madrid do të qëndroja në karrige, dhe nuk do të shkoj atje. Ndoshta do të flasim kur të bëhem 28 vjeç”, ka shtuar Pastore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›