E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson e do Mourinhon për pasardhës

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 21:30

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson planifikon të rekomandojë Jose Mourinhon për pasardhës pas pensionimit të tij.

Edhe pse hierarkia e gjigantit nga Old Trafford është e vetëdijshme për reputacionin e portugezit për krijimin e telasheve, përkrahja e Fergusonit mund të jetë vendimtare për ndryshimin e mendimit ndaj Mourinhos nga Djajtë e Kuq, ka bërë të ditur Mail on Sunday.

Skocezi beson se Mourinho është trajneri i vetëm me përvojë të mjaftueshme dhe mentalitet fitues për të përcjellë trashëgiminë e suksesit në Old Trafford.

Një burim i Daily Mail tha: “Alex dhe Jose janë të afërt, Alex do të bëjë krejt çka mundet që t’ia japë punën në United. Jose ka pasur shumë probleme në Real Madrid, por Alex beson se kjo ka të bëjë me kombësinë e tij. Jose është krenar me vendin e tij, por spanjollët i shikojnë poshtë portugezët dhe nuk u pëlqen të marrin urdhra prej tyre. Në Angli është ndryshe, kur u largua Jose, ishte lajm i madh dhe futbollistët e Chelseas e kanë ndjerë mungesën e tij”.

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand më parë ka pranuar se Mourinho është “i vetmi trajner i denjë” që mund të zëvendësojë Fergusonin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›