E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levante befason Realin, fiton 1-0

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 21:59

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë në xhiron e tretë të sezonit të ri në La Liga. Gjiganti madrilen u mposht befasishëm në udhëtim te Levante me rezultat 0-1.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte konsideruar favorite absolute për të dal me tri pikë të reja nga përballja me Levanten por gjërat nuk shkuan sipas planit. Në minutën e 40-të pas një kacafytjeje mes futbollistëve, mesfushori i Realit, Sami Khedira u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e tij në pozitë të vështirë në fushë.

Levante shfrytëzoi përparësinë numerike dhe kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 68-të nëpërmjet Kones, dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pavarësisht inkuadrimit të Cristiano Ronaldos së lënduar dhe sulmeve të Realit në kërkim të barazimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›