Rooney më i mirë se Messi

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 20:45
Legjenda e Liverpoolit Robbie Fowler mendon se ylli i Manchester Unitedit Wayne Rooney është para sulmuesit të Barcelonës Lionel Messi në bazë të formës aktuale.
Për sulmuesin të cilin tifozët e Liverpoolit e quanin “Zot”, një njeri qëndron i vetëm sa i përket aktualisht futbollistit më të mirë në botë.
“Wayne Rooney është futbollisti më i mirë në botë për momentin. E di se Messi ka qenë i paprekshëm për dy ose tri vitet e fundit por në formën aktuale nuk mendoj se ekziston dikush që është futbollist më i kompletuar se Rooney” tha Fowler për Sunday Mirror.