E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani vazhdon me Napolin

Qielli është i kaltër mbi kokën e Edinson Cavanit. Njësoj edhe për tifozët e Napolit të lumtur me lajmin se presidenti Aurelio De Laurentiis ka arritur marrëveshje me yllin uruguaian për vazhdimin e kontratës së tij në San Paolo.

E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të premten se Cavani ka pranuar të vazhdojë qëndrimin e tij në klub.

Marrëveshja aktuale e tij me Napolin është e paraparë të skadojë më 2016 por futbollisti ka shprehur gatishmëri të nënshkruajë kontratë të re duke refuzuar interesimin nga Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›