E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cazorla merret vesh me Arsenalin

Mesfushori ofanziv i Malagës, Santi Cazorla është marrë vesh me Arsenalin, ka njoftuar tabloidit britanik The Guardian.

Sipas këtij të fundit, menaxheri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger shpreson që ta kompletojë sa më shpejt këtë transferim. Negociatat në mes të të dyja klubeve kanë filluar dhe Malaga duket se do ta shesë futbollistin, për ta lehtësuar situatën financiare të klubit.

Cazorla iu bashkua Malagas për 19 milionë euro nga Villarreali gjatë verës së vitit të kaluar. Wenger shpreson që ta blejë përfaqësuesin spanjoll për 20 milionë euro. Ai ka zhvilluar 34 paraqitje me Malagan duke realizuar 9 gola dhe dhuruar 5 asistime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›