E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cazorla premton më shumë

Santi Cazorla beson se Arsenali ende nuk e ka parë formën e tij më të mirë pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse pas transferimit nga Malaga gjatë verës për 15 milionë funte.

Menaxheri i ekipit, Arsene Wenger ka lavdëruar 27 vjeçarin për fillimin e karrierës së tij në Emirates. Cazorla është i lumtur me adaptimin e shpejt por shpreson të përmirësohet edhe më tepër.

“Jam adaptuar mirë dhe pozita ime në ekipin e Arsenalit më jep liri. Ndoshta pas disa muajve do të flitet edhe më tepër për mua. Shpresoj të vazhdoj të zhvillohem dhe përmirësohem”, deklaroi Cazorla për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›