E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muntari drejt rikthimit

Mesfushori i Milanit, Sulley Muntari mund të rikthehet në fushat e lojës para përfundimit të këtij viti, kanë njoftuar mediet italiane të enjten.

Ganezi ishte detyruar ti nënshtrohet operacionit të gjurit pas pësimit të një dëmtimi gjatë pushimit veror. Corriere dello Sport ka njoftuar se Muntari së shpejti do ti nënshtrohet testeve të reja mjekësore në përpjekje të marrë leje për fillimin e stërvitjeve.

Ish anëtari i Interit i cili iu bashkua Milanit në janar të këtij viti, besohet se mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri në fund të muajit nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›