E Diel, 1 Nëntor 2026

Çamët në KE, Idrizi promemorie për zgjidhje

Partia më e re në spektrin politik shqiptar, partia që përfaqëson interesat e komunitetit çam, Për Drejtësi dhe Unitet i është drejtuar Komisionit Evropian për zgjidhjen e çështjes çame. Nëpërmjet një promemorie e cila iu dorëzua delegacionit të KE-së në Tiranë , deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kërkuan jo vetëm rikthimin e pronave, por sipas tyre Greqia duhet të pranojë publikisht fajin ndaj popullsisë çame.
Ndërkaq PDU e cila përfaqësohet nga 2 deputetë në parlamentin shqiptar i kërkon qeverisë "Berisha" të shfrytëzojë çdo kanal diplomatik për zgjidhjen e çështjes çame.
Komuniteti çam sot në Shqipëri numëron rreth 300 mijë vetë dhe është krijuar pas largimit me dhunë nga Greqia dhe ku mbetën të vrarë rreth 3 mijë persona. Çështja e çameve mbetet një nga çështjet më të mprehta e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›