Rama: Berisha sulm Bashkisë, nuk do i ikë dot përballjes me paditë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar kreun e qeverisë Berisha se po sulmon bashkinë e Tiranës. "Berisha ka vënë në shënjestër bashkinë e Tiranës.
Dje ka bërë goditjen kriminale ndaj një prone private. Por Berisha nuk do t'i ikë dot hijes së krimit elektoral dhe as përballjes më paditë kundër tij", tha Rama. Kryesocialisti Rama tha se Berisha i është kthyer dosjeve të fabrikuara të korrupsionit të kundërshtarit dhe po përdor për këtë shtetin dhe policinë. "Por, ky shtet i korruptur ka rënë në gropë, dhe nuk mund të dalë. Ashtu si edhe Berisha do duhet të provojë akuzat monstruoze ose të paguajë pavërtetësinë e tyre", theksoi Rama. Kreu i PS-së akuzoi kryeministrin Berisha se po sulmon pushtetin opozitar për të spostuar vëmendjen nga korrupsioni në Kalimash dhe të dhënat që lidhin interesat e familjes me qeverisjen. " Por unë i them Berishës se në të zgjedhurve vendorë na ka përballë më shumë se kurrë", saktësoi ai. Sipas Ramës, sulmet ndaj pushtetit vendor e Bashkisë nxjerrin në pah pushtetin e vjedhur të Berishës.