McIlwham: Korrupsioni i pandëshkuar, duhet luftë urgjente

Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të mbetet i pandëshkuar, kur në fakt përbën kusht për integrimin europian. Ambasadorja britanike në vendin tonë, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ka bërë apel për dënim të rasteve korruptive duke theksuar se Britani e kosinderon çështje urgjente luftën ndaj këtij fenomeni . "Progres Raporti i 2009-ës i Komisionit Europian për Shqipërinë flet për një "kulture mosndeshkimi" në jetën publike dhe nevojën për të krijuar një praktike bindëse dënimesh të rasteve të korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e integrimit Europian të Shqipërisë,por për vetë popullin shqiptar", u shpreh Fiona McIlwham. Sipas saj,
korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe njerëzore. Ambasadorja theksoi edhe një herë mbështetjen e Britanisë për autoriotetet shqiptarë në luftën ndaj korrupsionit dhe kërkoi luftë të korrupsionit në institucione.
"Mbreteria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke pëfshirë policinë dhe drejtësinë, si veçanërisht urgjente." , thekson ajo.
Fiona McIlwham vuri në dukje se tryeza e rrumbullakët e organizuar sot nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe OSBE, është një shembull i rëndësishëm i përqasjes së përbashket që do të nevojitet për të trajtuar këtë problem.