PS: Të rinegociohen koordinatat Shqipëri-Greqi
09/12/2009 Gjykata Kushtetuese nis gjykimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjes
Kufiri detar, Presidenti mënjanon komentet, beson kushtetuesen
Partia Socialiste kërkoi dje nga Gjykata Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Greqinë për kufijtë detarë dhe rinegocim për të. Në mënyrë të veçantë deputeti Damian Gjiknuri, njëri prej tre përfaqësuesve të PS-së në këtë çështje, i kërkoi Gjykatës të thërrasë ekspertë të huaj para se të marrë vendimin. Pretendimet e kësaj force politike u paraqitën gjatë seancës së djeshme të gjykimit të kërkesës ankimore të PS-së për marrëveshjen në fjalë. Nga ana tjetër, palët e interesuara në këtë çështje: Kuvendi dhe qeveria, gjatë seancës, që zgjati mbi gjashtë orë, kërkuan rrëzimin e kërkesës. Përfaqësuesi i Kuvendi, Lulëzim Lelçaj, e cilësoi PS-në si subjekt jolegjitim për ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përfaqësuesja e qeverisë, Marsida Xhaferllari, i cilësoi pretendimet e subjektit kërkues të pabazuara në prova. “Argumentet janë të pabazuara në fakte dhe nga ekspertë të pacituar. PS-ja ka të gjitha mundësitë të paraqesë objeksionet e saj për marrëveshjen nëpër komisionet parlamentare dhe në seancë, por, siç tregojnë faktet, ajo me dashje nuk ka dashur të konsultohet”, - tha Xhaferllari. Si palë e interesuar, Ministria e Jashtme përmes përfaqësueses së saj gjatë shpjegimeve bëri me dije se qeveria shqiptare është në negociata për nënshkrimin e një marrëveshjeje të ngjashme edhe me Malin e Zi. Subjekt i interesuar në këtë çështje ishte edhe Presidenti i Republikës, i cili nuk kishte dërguar përfaqësues, por një shkresë të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i tij. Sipas kësaj letre, që u lexua në sallë, institucioni i Presidentit të Republikës nuk kishte asnjë koment për marrëveshjen në fjalë, por shprehte besimin mbi gjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë seancës së gjatë trupa gjykuese dëgjoi të gjitha pretendimet e palëve në proces, të katër subjektet e interesuara: qeveria, Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme. Sipas procedurës, për të sqaruar situatën, të gjithë gjyqtarët u drejtuan të pranishëmve edhe pyetje. Në përfundim të kësaj procedure, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin. Nuk dihet ende se sa kohë do t’i duhet Kushtetueses për të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, nga e cila do të varet ose jo ratifikimi i kësaj marrëveshje nga Parlamenti shqiptar, proces i cili është pezulluar. Kushtetuesja para disa ditësh vendosi pezullimin e ratifikimit nga Kuvendi dhe vendosi ditën e djeshme për gjykimin e çështjes.
Argumentet “kundër” të Partisë Socialiste
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në këtë çështje, deputetët Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe eksperti i hartografisë Myslym Pasha, i kërkuan Gjykatës Kushtetueses të mos miratojnë marrëveshjen, duke argumentuar se ajo cenon territorin ujor të Shqipërisë. Ata e kanë cilësuar marrëveshjen antikushtetuese, pasi fazat e përgatitjes së saj shkelin rëndë ligjin themeltar të Republikës së Shqipërisë. Kjo forcë politike kërkoi që Ministria e Punëve të Jashtme të paraqesë protokollin e vitit 1958 që vendi ynë ka nënshkruar me Greqinë dhe protokollin e vitit 1997. Ky protokoll bën fjalë për kontrollin e përbashkët të kufirit. Po ashtu, sipas PS-së marrëveshja ka mungesë të plotë transparence dhe se qeveria nuk ka ofruar informacion për paktin si dhe ka dezinformuar publikun. Në mënyrë të veçantë ajo ngre pretendimin se qëllimisht është anashkaluar roli i Presidentit të Republikës. Deputeti Tahiri tha se i vetmi dokument për këtë çështje është urdhri i kryeministrit Sali Berisha, urdhër i cili në vetvete përmban ngritjen e grupit të punës, qëllimin e tij si dhe përbërjen e tij. në dijeni të PS-së, siç pohoi ai, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave për këtë marrëveshje. Subjekti kërkues mbrojti teorinë se mes dy vendeve ka ekzistuar një kufi shqiptaro-grek, ndonëse për të nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Kjo pikë u kundërshtua nga përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili sqaroi se me këtë marrëveshje janë zyrtarizuar koordinatat e kufirit mes dy vendeve.