Çani "mund" Bogdanin, të dy aktivizohen në pjesën e dytë
Ka pasur edhe një sfidë brenda sfidës në ndeshjen Katania-Siena. Edgar Çani përballë Erjon Bogdanit, i pari pritës, ndërsa i dyti udhëtues. Të dy sulmuesit shtatlartë të kombëtares shqiptare nuk e kanë nisur ndeshjen nga fillimi, por janë aktivizuar në pjesën e dytë. Bogdani ka hyrë në minutën e 70-të dhe duket ka qenë i pafat, pasi pikërisht një minutë më pas Siena e tij ka pësuar golin e tretë. Çani ka hyrë në minutën e 74-t, kur praktikisht fitorja e Katanias ishte siguruar. Çani mbetet në planet e Katanias, ndërsa Bogdani në pikëpyetje me Sienën.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)