E Diel, 1 Nëntor 2026

Mateus: Spanjollët na kanë zili pas sukseseve në Champions

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus, i ka përgëzuar si Bajernin, edhe Dortmundin, për arritjet e tyre. "Futbolli gjerman ka arritur majat në Europë. Pas një kohe të gjatë, arriti të spostojë Spanjën. Ky zhvillim ishte i parashikueshëm që nga Botërori 2006, sepse iu dha rëndësi zhvillimeve të akademive sportive. Tani si Spanja dhe Italia na kanë zili, madje e kanë pranuar që nuk dalin dot para nesh. Bajerni dhe Dortmundi bënë histori, pres që shpejt të integrohen, si Shalke, Leverkusen dhe Hamburgu", - tha Mateus.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›