E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo njohje e Pavarësisë i ka kushtuar 1 mln euro Kosovës

PRISHTINE - Secila njohje që ka marrë Kosova gjatë vitit të kaluar, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 1 milion euro.
Kjo shumë është llogaritur nga shpenzimet jashtë shtetit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit. Në këto shpenzime nuk llogaritet kontrata e veçantë e nënshkruar muaj më parë me kompaninë amerikanë “Patton Boggs LLP”, e cila udhëhiqet nga Frank Wisner.

Zyrtarisht nuk raportohen shuma të shpenzuara në këtë drejtim as nga Ministria e Financave, por as nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërkohë, burime të “Zërit” brenda qeverisë kanë bërë me dije se 5% e shumës totale prej 386 milionë eurove sa janë të ndara në linjën buxhetore për paga dhe shpenzime për zyrtarët e qeverisë, del që për vitin e kaluar janë shpenzuar 19.3 milionë euro, pjesa më e madhe për vizitat që kanë pasur të bëjnë vetëm me njohjet e shtetësisë së Kosovës.

Nëse llogaritet numri i njohjeve dhe paratë e shpenzuara, del se një njohje e fituar ka kushtuar mbi 1 milion euro.

(er.nu/zeri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›