E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava në malin e Dajtit, ditë relaksi mes ajrit të pastër

TIRANE - Fundjava drejton dhjetëra njerëz drejt pikave turistike, për të kaluar aty orë kënaqësie. Mali i Dajtit, si një ballkon i madh i kryeqytetit, në një lartësi 1650 metra mbi nivelin e detit, me natyrën dhe ajrin e pastër dhe të shëndetshëm të ahut dhe pishave përreth, vazhdon të mbetet një ndër pikat më të frekuentuara në çdo stinë të vitit.

Ndonëse dëbora nuk është më e pranishme si dikur dhe dalëngadalë po ja lë vendin gjelbërimit të pranverës, pushuesit kanë ende mundësi t’i gëzohen bardhësisë dhe kënaqësisë që të jep rrëshqitja në të.

“Natyrë shumë e bukur, romantike, na heq stresin. Na pëlqen ambienti, ajri se është shumë i pastër është shumë bukur. Dajti të ofron shumë mundësi, na pëlqen të kalojmë një fundjavë të këndshme këtu. Pjesë e kësaj fundjave është edhe shëtitja me kuaj.”- thonë pushuesit.
“Bukur, shumë natyrë e bukur”- shprehen edhe Fani, piktorja nga Meksika, që ka zgjedhur Tiranën për të çelur ekspozitën e saj.

Njerëzit shprehen se në Dajt kanë mundësi të zgjedhin një shëtitje mes ajrit të pastër, shëtitje me kuaj apo teleferik, për të vijuar më tej me një drekë të shijshme apo ujin e ftohtë të burimeve, që plotëson më tepër kornizën e kësaj dite relaksi.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fundjava në malin e Dajtit, ditë relaksi mes ajrit të pastër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›