Skënderbeu fiton në Peqin, Kastrioti ndal Flamurtarin
TIRANE - Flamurtari ka marrë një tjetër barazim në Superligë, duke e bërë thuajse të pamundur fitimin e titullit këtë sezon. Në Krujë, vlonjatët nuk kanë shkuar më shumë se një rezultat 1-1 edhe pse kanë kryesuar për pjesën më të madhe të kohës.
Një kundërsulm nga e majta, 3 minuta para fundit, është shndërruar në gol nga Selimi, i cili e ka gjetur të papërgatitur portierin e Flamurtarit Hoxha, duke i hequr fitoren ekipit mik. Për vlonjatët shënoi Pero Pejiç në minutën e 24-t, por ky gol ka qenë i pamjaftueshëm, pasi vendasit kanë sulmuar vazhdimisht dhe në fund kanë barazuar.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Skënderbeu fitoi bindshëm 4-2 ndaj Shkumbinit në Peqin, në një takim ku vendasit nuk u impenjuan edhe aq shumë për të ndalur korçarët. Skënderbeu shënoi me Plakun dhe Daniel Xhafën nga dy herë, ndërsa për peqinasit shkurtoi diferencën në të dy rastet Roland Dervishi.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)