BE, propozon sot për heqjen e vizave për disa vende të Ballkanit

Bashkimi Evropian pritet të propozojë sot propozon zyrtarisht heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në një mbledhje që do të zhvillohet në Bruksel, do të jenë komisionerët evropianë Jacque Barrot dhe Oli Rehn do të propozojnë liberalizimin e vizave për Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Komisionerët e BE-së do t'ia dërgojnë këtë propozim Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili vendimin përfundimtar do ta marrë në vjeshtë. Në liberalizimin e vizave nuk do të përfitojnë Shqipëria dhe Bosnja pasi në raportin përkatës të nxjerrë nga BE për përfitimin të regjimit të vizave, këto dy vende rezultojnë që nuk i kanë përmbushur kriteret e duhura, ndaj për këtë pritet të diskutohet gjatë vitit të ardhshëm.