Çeki, 6 të vdekur për shkak të përmbytjeve

Të paktën 6 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë orët e fundit rajonin e Moravisë veriore në Republikën Çeke. Gjatë gjithë natës janë regjistruar reshje të vazhdueshme shiu dhe për disa njerëz, ato kanë qenë fatale. Viktimat kanë humbur jetën pasditen e së mërkurës në afërsi të kufirit verilindor të Republikës Çeke me Poloninë dhe Sllovakinë. Kushtet atmosferike u rënduan pas ndryshimit të motit në Europën Qendrore, që u shoqërua gjatë javës me reshje të shumta shiu. Ekipet e ndihmës po vazhdojnë punën për evakuimin e banorëve në zonat problematike. 4 persona u mbytën në lumin Novy Jicin, 260 km në lindje të Pragës, ndërsa dy të tjerët humbën jetën pasi nuk u arritën të shpëtoheshin nga skuadrat e ndihmës, bëri të ditur policia vendase. Institucionet meteorologjike çeke, parashikojnë shtim të reshjeve në fundjavë.
Kushtet e këqija atmosferike kanë përfshirë edhe Austrinë gjatë orëve të fundit. Nga reshjet e shiut janë përmbytur disa qytete dhe fshatra. Reshjet e shiut janë cilësuar si më të mëdhatë në 50 vitet e fundit në Austri. Banorët e disa zonave po largohen nga shtëpitë dhe nga bizneset e tyre, veçanërisht në qytetin Steyr në veri të Austrisë. Burime zyrtare thonë se niveli i ujit arriti deri në 4.76 metra. Ndërkaq në të tjera zona, janë bllokuar shumë rrugë të cilat as nuk dallohen ngaqë janë përmbytur tërësisht. Ekspertët thonë se lumi Danub, mbetet ende i lartë dhe ekipet e ndihmës po ndërtojnë bllokada nëpër vendet ku besohet se niveli i ujit mund të krijojë më shumë probleme.