Irak/ Shpërthen bomba në treg, 71 viktima

Shpërthimi i një bombe të fuqishme në treg ka provokuar vdekjen e të paktën 72 personave, ndër të cilët gra dhe fëmije. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Bagdadit, në Sadr City, një zonë e varfër e kryeqytetit iraken, gjashtë ditë para se trupat amerikane të nisin tërheqjen nga disa qytete dhe fshatra irakene. Për pasojë rreth 127 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që u regjistrua në këtë zonë me popullsi të banuar kryesisht nga shiitët myslimanë. Dëshmitarët e cilësuan si shpërthimin më të rëndë të këtij viti. Ngjarja ndodhi në zonën tregtare ku shiteshin kafshët. Gjakderdhja ra ndjeshëm në të gjithë Irakun vitin e kaluar, por militantët islamistë të Al Kaedës vazhdojnë të ndërmarin sulme me pasoja fatale për njerëzit. Sulmet vetëvrasëse, shpërthimet e bombave, kanë për qëllim minimin e stabilitetit të qeverisë dhe mbizotërimin e konfliktit sektarian. Shpërthimet e së mërkurës në treg ndodhën vetëm katër ditë pasi autoritetet amerikane ushtarake, zyrtarisht deklaruan se do të dorëzonin kontrollin e forcave, në Sadr City, ku SHBA-ja dhe forcat e tjera aleate, zhvilluan beteja të ashpra kundër millitantëve shiitë në pranverë të vitit 2008-të. Edhe të hënen u regjistrua një tjetër shpërthim në Sadr City ku humbën jetën disa nxënës shkolle. Sulme ka patur edhe në zona te tjera të Irakut. Numri i lartë i vdekjeve ndër civilët ka rënë ndjeshëm në Irak, pavarësisht sulmeve kamikaze që vazhdojnë të ndodhin në vend. Sadr City është një bastion i zjarrtë i mbështetësve të klerikut shiit, Moktada Al Sadr, me pikëpamje tërësisht anti amerikane.
Analistët thonë se sulmet kanë gjasa të intensifikohen përpara zgjedhjeve parlamentare të parashikuara të zhvillohen në janar. Trupat amerikane, që ndërhynë në Irak gjashtë vjet më parë, do të largohen nga vendi plotësisht në 2012 si pjesë e një marëveshjeje të sigurisë ndërmjet Bagdadit dhe Uashingtonit vitin e kaluar.
Analistët thonë se sulmet kanë gjasa të intensifikohen përpara zgjedhjeve parlamentare të parashikuara të zhvillohen në janar. Trupat amerikane, që ndërhynë në Irak gjashtë vjet më parë, do të largohen nga vendi plotësisht në 2012 si pjesë e një marëveshjeje të sigurisë ndërmjet Bagdadit dhe Uashingtonit vitin e kaluar.