Çeki/ Gjykata kushtetuese pezullon Traktatin e Lisbonës
Ratifikimi i traktatit të Lisbonës në Republikën Çeke mbetet i pezulluar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që bëri të ditur sot se presidenti euroskeptik, Vaclav Klaus nuk mund ta nënshkruajë këtë dokument para se ajo të japë verdiktin e saj.
Në të njëjtën ditë, ku fati i traktatit reformator evropian do të vendoset në një referendum në Irlandë, gjykata urdhëroi presidentin, Klaus të abstenojë çdo masë që do të mundësojë ratifikimin para se Gjykata të japë vendimin e saj", theksoi Radim Ochvat, zëdhënës i presidentit çek.
Gjykata duhet të vendosë datën për të dhënë verdiktin e saj brenda tre javëve të ardhshme, ndërkohë që Klaus theksoi se "do të presë vendim e gjykatës kushtetuese para se të japë miratimin e tij për traktatin, ratifikuar tashmë nga parlamenti" deklaroi, Jiri Oberfalzer, senator i partisë liberale ODS.
Sipas disa diplomatëve evropianë në Bruksel, përpjekja e senatorëve çekë mund të shkaktojë një vonesë tjetër prej disa muajsh dhe mund të vonojë gjithashtu daljen e paqartësive institucionale të Evropës.
Përveç Republikës Çeke dhe Irlandës që voton sot, Polonia ende nuk ka përfunduar ratifikimin e traktatit që duhet të miratohet nga 27 vende të BE-së për të hyrë në fuqi.