E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: Mediat kritikojnë Interin dhe lavdërojnë Juven

Trajneri i Interit, Jose Mourinjo, ka folur kundër mediave italiane, duke thënë se dy barazimet e Interit në Ligën e Kampionëve (kundër Barcelonës dhe Rubin Kazanit) janë kritikuar, ndërsa barazimet e Juventusit (kundër Bordeaux dhe Bayern Munich) janë lavdëruar.
"Nuk shqetësohem se nuk e kemi fituar një ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtatë tentime. Kuptohet kur bëhet fjalë për ne, shtatë ndeshje duken si shtatëdhjetë, por kur skuadra tjetër (Juventusi) nuk fiton në gjashtë ndeshje evropiane, duket sikur të ishin një ose dy" theksoi Mourinjo. Më tej ai ka shtuar se "Nuk më pengon sepse jam mësuar me gjëra të tilla. Një barazim kundër skuadrës më të mirë në botë (Barcelonës) duke si katastrofë, ndërsa një barazim kundër një skuadre mesatare (Bayern Munichut) duket si punë arti", ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›