Çeki,Poloni kritikojnë presidentin Francez

Polonia dhe Çekia i kanë hedhur poshtë thirrjet e presidentit të Francës Nicolas Sarkozy drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që t'i ndalin planet për vendosjen e sistemeve antiraketore në Evropën Lindore.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk u tha gazetarëve se mendimi i Sarkozy-t "nuk do të ketë ndikim" në planet, ndërsa zëvendëskryeministri i Çekisë, Aleksandr Vondra tha se ishte i befasuar nga komentet e Sarkozyt, sepse si kryesuese e radhës e BE-së, Franca nuk ka mandat të flasë për këto çështje.Në përgjigje të planeve amerikane për instalimin e sistemit të radarit në Çeki dhe 10 raketave interceptore në Poloni, Moska ka thënë se ajo do të vendosë raketa në Kaliningrad, enklavë ruse në Baltik afër Polonisë dhe Lituanisë.