E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelaj: Prishtina ka nevojë për ndryshime

“Nuk ka mjet tjetër për të zhvilluar vendin, jo vetëm tek ne por në çdo vend. Politika është ajo që i merr vendimet kryesore dhe që ndikon në zhvillim apo në përkeqësim të gjendjes në një vend”. Me këto fjalë iu përgjigj pyetjes së studentëve të Kolegjit universitar “Pjetër Budi” “Pse një artist kalon në politikë?”, i pari i Degës së PDK-së në Prishtinë dhe kryetar i

Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, Lirak Çelaj.

Sa më shumë që të tërhiqen njerëzit që mendojnë se kanë potencial për të zhvilluar vendin, i japin hapësirë dikujt tjetër që të udhëheq dhe të marrë vendime, theksoi ai.

Gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe me stafin akademik të Kolegjit “Pjetër Budi”, Lirak Çelaj , shpaloi pikëpamjet e tij përkitazi me atë se cfarë duhet të bëj kryetari i ardhshëm i Komunës së Prishtinës.

“Problemet janë të shumta dhe ka shumë për tu punuar. Shumë femra mbesin pa punë sepse mungojnë cerdhet për fëmijë e nënat nuk kanë ku ti vendosin ata. Mungojnë parkingje, dhe shumë gjëra tjera që ndikojnë direkt në uljen e mirëqenjes së njeriut”, ka shpjeguar Çelaj. Megjithatë si ka theksuar ai ndër problemet kryesore që kërkojnë urgjencë janë problemet me mungesën e ujit.

Çelaj foli për tema të ndryshme si për kulturë e edukim, shkruan Infoglobi.

“Rreth 70 për qind e banorëve të kryqytetit janë të moshës së re. Rinia duhet të jetë në epiqendër të politikave zhvillimore të kryeqytetit”, nënvizoi Çelaj.

I pyetur se cka do të bëj ai për studentët në rast se fiton garën zgjedhore në Prishtinë, dhe a do të ndjek modelin e vendeve moderne perëndimore që ti ofrojë lehtësira studentëve, Çelaj u përgjigj se do ta prezentoj këtë ide edhe tek

Kabineti i Qeverisjes së mirë dhe do të të mbështesë ate që ta bëj realitet.
Bashkëbisedimi me Çelajn u organizua në kuadër të manifestimit tradicional Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›