E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund ta dëmtojë PDK-në

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë mund edhe ta dëmtojë PDK-në në zgjedhje, por vendimet kanë qenë të drejta për vendin.

Thaçi ka shfrytëzuar Konventën e 5-të zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës për të folur për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. Ai në fjalimin e tij para të rinjve të PDK-së ka thënë se veriu vazhdon të jetë plagë për vendin, por vendimet që janë marrë për atë pjesë janë vendime të drejta për shtetin dhe popullin e Kosovës, duke garantuar se pjesa e veriut do të normalizohet dhe do të integrohet në shtetin e Kosovës.

Thaçi është i bindur se partia e tij në zgjedhjet lokale do të fitojë më shumë se dy të tretat e komunave dhe mandatin e tretë qeverisës, transmeton Koha.

Kryetari i deritashëm i Rinisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se roli i rinisë në PDK ka qenë gjithnjë i rëndësishëm.

Në Konventën e Pestë Zgjedhore, afro 440 delegatë kanë zgjedhur strukturat e reja të Rinisë Demokratike të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›