E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV organizon bartjen e qytetarëve për demonstratë

Lëvizja Vetëvendosje u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të enjten në orën 09:00 të dalin në demonstratë kundër ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës që do të mbahet në Prishtinë. Ata përmes njoftimeve të tyre bëjnë të ditur se kanë organizuar transportin për bartjen e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e demonstratës.

Vetëvendosje bëjnë të ditur se në Prizren nisja për qytetarët do të bëhet nga Stacioni i Autobusëve në orën 07:00.

Ndërsa nga Peja nisja bëhet përballë Peja City, në ora 07:00 në mëngjes.

E nga Gjakova tek Pallati i Kulturës ‘Asim Vokshi’ ora: 07:00 e mëngjesit.

Edhe nga Mitrovica ka organizim ku nisja bëhet nga Zyra e Lëvizjes në Mitrovicë, afër Komunës, në orën 08:00.
Sa i përket Klinës nisja bëhet nga Sheshi ”Mujë Krasniqi”, ora: 07:30.

Ndërsa nga Malisheva nisja bëhet nga parkingu prapa bustit të Adem Jasharit, në orën 08:00.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pjesëmarrja në këtë demonstratë mbron Kosovën nga bosnjëzimi dhe është vendimtare për të shprehur kundërshtimin ndaj Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi - Daçiq.

Madje thonë se përmes kësaj demonstrate si qytetarë të këtij vendi, është një mundësi për ta kapërcyer këtë padrejtësi, siç e quajnë ata, që po imponohet nga kjo marrëveshje.

Demonstrata, sipas tyre, dëshmon se cilido deputet që e voton ratifikimin është duke e bërë këtë në kundërshtim me vullnetin tonë dhe do të përballet me kundërshtimin tonë.

Ata thonë se kjo marrëveshje kapitullon plotësisht sovranitetin e Kosovës, pamundëson rigjallërimin e jetës dhe punës në veri të vendit tonë si dhe pengon në vazhdimësi rivitalizimin dhe kontrollin mbi burimet tona më të rëndësishme ekonomike./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›