Heqja e vizave, portet gati për të përballuar flukset

Gjatë një takimi të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme Detare me seli në Durrës, drejtues të këtyre porteve, të drejtorisë së përgjithshme të Doganave, Policisë së kufirit dhe migracionit dhe përfaqësues të agjencive të lundrimit bënë të njohur masat që janë marrë për ditën e parë të lëvizjes pa viza të udhëtarëve me tragete drejt porteve Italisë, Greqisë dhe Sllovenisë.
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, duke përshëndetur këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, vlerësoi punën e madhe që është realizuar nga e gjithë administrata shqiptare për këtë arritje. "Në këtë takim që zhvillohet 10 orë para fillimit të lëvizjes së lirë, dua të vë theksin në rëndësinë që ka informimi i të gjithë qytetarëve për ta mirëpërdorur mundësinë e lëvizjes së lirë. Ne duhet të ruajmë standartet dhe të përmiresojmë cilësinë e shërbimit", vlerësoi ministri Olldashi.
Sipas tij, në kushte normale në të gjitha portet e vendit si dhe në aeroportin "Nënë Tereza" udhëtojnë përkatësisht nga 1.3 milion udhëtarë në vit. Olldashi e vuri theksin në funksionin ndihmës për të gjithë qytetarët, të cilët këto ditë përgjithësisht do të udhëtojnë për herë të parë jashtë vendit.
Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Eduard Ndreu, tha se në këtë port janë gati hapësirat për udhëtarët që do të lëvizin me automjete si dhe veçmas për këmbësorët. "Ne presim dhe përcjellim çdo ditë 10 mijë udhëtarë dhe 3 mijë automjete dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve kemi përgatitur gjithçka në bashkëpunim me policinë e kufirit", shtoi ai më tej.
Në takim raportuan për përgatitjet e udhëtimit pa viza nga dita e nesërme edhe përfaqësues të porteve detare të Vlorës dhe Sarandës, ndërsa drejtues të kufirit folën për ruajtjen e standarteve të sigurisë në porte. Drejtori i Drejtorisë Detare, Aurel Bylykbashi vlerësoi gjendjen teknike të mjeteve lundruese vënë në dispozicion të udhëtarëve që do të nisin lëvizjen nga dita e nesërme.
2010-12-15 09:14
[