"Menazheria e qelqtë", premierë në TK
"Menaxheria e qelqtë" do të vijë në TK në një premierë apsolute të regjisorit Andonis Filipi. Vijnë emrat më në zë si Yllka Mujo, Neritan Liçaj, Arben Derhemi dhe Monika Lubonja, të cilët sjellin nje drame qe pasqyron iluzionet e nje realiteti dhe bote te pameshirshme. ."Nje fatkeqesi rendon mbi çdo veçori fizike dhe individuale. Keshtu vepra Fiton nje motiv social ne nentekstin e vet.Njeriu se durron dot firon e çasteve qe i takojne dhe qe s'i merr ,se humbjet duhet te rikuperohen ,duke mos patur humbje te reja. Lora Uingfild nje vajze 24 vjeç ka lindur me nje defekt fizik. Jeton me te emen Amanden dhe vellain,Tomin. Babai e ka braktisur familjen . Nena me karakterin e saj perpiqet te ruaje dinjitetin e familjes. Mjerisht, ende jeton me endrrat e se kaluares duke besuar se gjithnje ka mbetur bukuroshe e adhuruar e nje kohe qe kishte ikur. Lora nga ana e saj eshte terhequr dhe eshte e mbyllur ne boten e saj pasive,te vetmuar dhe intime ku koleksioni apo menaxheria e figurave te qelqta te kafsheve, eshte bere kenaqesia dhe zbavitja me e rendesishme e jetes. Tomi punon. Ai shkruan poezi dhe enderron per kinemane dhe boten e spektakleve duke u perpjekur per nje jete me te mire. Ndonëse perpiqet per nje jete me te mire eshte i lodhur nga puna si dhe nga perkujdesja e
pashmangshme por edhe e merzitshme per te emen dhe te motren, te cilat jetojne ne boten e trilluar te endrrave. Nje dite prej ditesh e ema i thote Tomit qe te ftoje per darke nje shokun e tij te punes, per tu njohur me Loren. Mirepo vetem pas disa çastesh del ne shesh se Lora e njihte Xhimin qe nga shkolla e mesme, per me teper ajo e kishte adhuruar dhe dashur ate ne heshtje. Xhimi veren se Lora eshte nje vajze e turpshme. Ai rropatet ta keshilloi e ta binde Loren se ajo duhet te kete me shume besim ne veten e saj. Tek Lora zgjohet endrra per te cilen ajo kishte jetuar keto vite. Xhimi i tregon qe ai eshte i fejuar me Betin, largohet.Ne kete pike Lora merr vendimin per tu perballuar me veshtiresite dhe realitetin e jetes. Kompleksiteti, kjo dukuri sa individuale dhe universale e ben kete veper perhere bashkohore