E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet filmi "Kronikë provinciale"

Artan Minarolli sjell një produksion që të lë pa fjalë. E duket se kinematografia shqiptare tashmë i ka kthyer rrënjët e saj të frytshme në punime dinjitoze. Kështu do të mund të komentohej gjithë tërësia e filmit "Kronike provinciale". Filmi trajton dukuri të rilindjes sociale, shpirtërore e politike të tranzicionit postdiktatorial në një qytet provincial në jug të Shqipërisë, që jeton në thjeshtësinë, në përditshmërinë, në meskinitetin dhe madhështinë e tij. Një kronikë e zhurmshme, një përrallë për tolerancën dhe intolerancën, për pavarësinë e mendimit dhe respektin ndaj tjetrit" Stafi është një ndër më të mëdhenjtë që mund të kenë patur produksionet filmike në Shqipëri. Kështu regjia e Artan Minarolli dhe skenari i Ylljet Aliçkaj ju ka kombinuar më së miri aktorëve Arta Dobroshi, Tedi Papavrami, Ndriçim Xhepa, Mirush Kabashi, Fadil Hasa, Robert Ndrenika, Aleko Prodani, Margarita Xhepa, Natasha Sela, Birçe Hasko, Vangjel Toçe, Marko Bitraku, Agim Qirjaqi, Guljelm Radoja, Sheri Mita etj.Filmi. Regjisori Artan Minarolli është autor i disa filmave artistikë, mes të cilëve « 100% » (1994), « Plumbi prej plasteline » (1995), « Nata pa hënë » (2001), « Kronikë provinciale » (2009), « Gjallë » (2009). Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Pas premierës së filmit « Kronikë provinciale », në muajin qershor 2009, do të shfaqet edhe premiera e filmit të tij të fundit « Gjallë ».

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›