E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet ekspozita "Chic & luftë", në përkujtimim të çlirimit të Tiranës

Biblioteka Kombëtare ka prezentuar një ekspozitë të veçantë me anë të së cilës përkujton Çlirimin e Tiranës. Kjo ekspozitë quhet "Chic & luftë", pra elegancë dhe Luftë dhe është e hapur pikërisht me 17 nëntor, ditën e çlirimit të Tiranës. Ekspozita ofron një material të nxjerrë nga arkivat e Bibliotekës Kombëtare, si libra, revista dhe reklama. Të gjitha materialet datojnë në vitin 1944 dhe tregojnë se cila ishte situata politike, shoqërore dhe kulturore në Tiranë dhe në Shqipëri.
Disa nga titujt që janë zgjedhur për ekspozim janë: "Amerika", "Leninizmi", "Lufta në Pacifik", "Historia e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik", "Ligjerata", "Adolf Hitler", "Parti Komuniste apo Parti Terroriste, por edhe tituj të tillë si Zingone vesh gjithë Romën, që është sllogani i magazinave me veshmbathje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›