Letërsia e verdhë vjen në shqip

Botimet IDK sjellin në shqip romanin Gjumi i madh, të një prej autorëve klasikë të letërsisë policeske amerikane, Raymond Chandler-it. Librat e tij rikthehen në vitrinat e librarive, duke joshur breza të rinj lexuesish në një hapësirë me shtrirje të gjerë gjeografike.
Sigurisht, kjo është një dëshmi e qartë e vlerave të qëndrueshme që Chandler-i solli në zhanrin që iu përkushtua, e stilit të veçantë të tij, por edhe e personazhit kryesor, detektivit privat simpatik Filip Marlou, të cilin e skaliti mjeshtërisht.
Si gjithë veprat e Chandler-it, Gjumi i madh është bërë film, ku rolin e detektivit Filip Marlou e ka mishëruar në mënyrë të shkëlqyer dhe të paarritshme Humphrey Bogart-i, një nga yjet amerikane të artit të shtatë