E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Kulturës, marrëveshje me Këshillin Kombëtar Studentor

Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve nënshkroi sot marrëveshjen për bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Studentor. Ministri Ferdinant Xhaferri deklaroi se studentët janë e ardhmja dhe si rezultat ministria do t'i ndihmojë ata që të promovohen. Në marrëveshje, studentëve u jepet mundësia të marrin pjesë në vendimmarrje si dhe në hartimin e politikave për punësimin e të rinjve.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në ditën ndërkombëtare të studentëve. Ministri Xhaferri ka shprehur si prioritet nismat dhe projektet për rininë me qëllim konsolidimin e këtij grupi shoqëror.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›