E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakallov: Enciklopedia maqedonase përmban fakte të falsifikuara

Enciklopedia maqedinase përmban fakte të falsifikuara historike. Kështu është shprehur drejtori i arkivave bullgare Georgi Bakallov. Ai gjithashtu e ka quajtur edhe akademikun maqedonas si një shkencëtar me komlekse të mëdha.
"Për fat të keq, vlera e tyre shkencore është shumë i ulët. Nëse jeni të vërtetë duhet të flasim për vlerësimin e meritave shkencore të kësaj Enciklopedie Maqedonase, e cila nuk ka asnjë bazë të tillë", ka theksuar Bakallov, duke shtuar se kjo vepër është e papranueshme në një ambient serioz shkencor.
Ai ka kontestuar edhe trashëgiminë e lashtë maqedonase, e cila sot përvetësohet nga sllavomaqedonasit aktual.
"Nëse bëni një rishikim shkencor të Enciklopedisë Maqedonase, shihet një trajtim në një vijë për shqiptarët, grekët dhe bullgarët, ndërsa favorizohen serbët dhe se është e qartë tendenca për të privilegjuar përpjekjet e Serbisë për Maqedoninë", ka theksuar për mediat bullgare, drejtori i arkivave bullgare, Georgi Bakallov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›