Noel Malcolm: Lobingu i medias, më me fuqi se politikanët
“Një histori e shkurtër e Kosovës”, me autor studiuesin anglez, Noel Malcolm, i jepet çmimi si vepra themelore albanologjike më e mirë e shkruar nga një autor i huaj. I botuar në vitin 1998, kohë kur Kosova nuk ishte shpallur e pavarur, rileximi i sotëm i tij, e bën autorin të theksojë të njëjtat probleme: kompleksitetin e politikës, Rusisë që nuk i intereson as Beogradi dhe as Kosova. Malcolm i rikthehet Kosovës, në këtë intervistë, mbi librin që shkroi plot dhjetë vjet më parë, duke u ndjerë i lumtur që fitoi pavarësinë, por i brengosur me politikën ndërkombëtare, veçanërisht me politikën e Rusisë, por dhe me politikën e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa analizon mbi forcën e ndikimit që ka lobingu, i çfarëdo lloji, e veçanërisht i mediave si një fenomen i sistemit të sotëm politik ndërkombëtar me fuqi më të madhe se politikanët
Libri i Noel Malcolm mbi historinë e Kosovës ishte dëshmia që e bëri Perëndimin të kthente sytë për çfarë po ndodhte aty, çfarë politike po ndiqte Serbia. Luftën kundër shqiptarëve. Kosova nuk njihej në rajon. Asnjë libër historik që qarkullonte në territoret e ish-Jugosllavisë dhe që andej eksportohej në Perëndim nuk jepte një perceptim të vërtetë mbi shqiptarët. Pra, nuk ekzistonte histori ku autori ka lexuar edhe burimet, por dhe librat shqiptarë. Ishte në këtë kontekst, e domosdoshme një histori e Kosovës, ta jepte me objektivitet realitetin e saj.
“Një histori e shkurtër e Kosovës”, për këtë arsye iu dha çmimi si vepra themelore albanologjike më e mirë e shkruar nga një autor i huaj. I botuar në vitin 1998, kohë kur Kosova nuk ishte shpallur e pavarur, rileximi i sotëm i tij, e bën autorin Noel Malcolm të theksojë të njëjtat probleme: kompleksitetin e politikës, Rusisë që nuk i intereson as Beogradi dhe as Kosova. Malcolm thotë se pavarësisht se serbët e shikojnë Rusinë si çështje vëllazërore, tani në Moskë politika nuk është politikë romantike. “Atëherë eventualisht Rusia do të ndryshojë politikën, do të ketë një qëllim për një kompromis me SHBA-në etj., dhe pastaj kur Serbia ka dëshirë për të hyrë në BE, njohja e Kosovës do të jetë e domosdoshme”. Malcolm i rikthehet Kosovës, në këtë intervistë, mbi librin që shkroi plot dhjetë vjet më parë, duke u ndjerë i lumtur që fitoi pavarësinë, por i brengosur me politikën ndërkombëtare, veçanërisht me politikën e Rusisë, por dhe me politikën e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa vazhdon të këmbëngulë në fuqinë e lobingut, të çfarëdo lloji, e veçanërisht të mediave si një fenomen me fuqi më të madhe se politikanët.
Është takimi i parë që organizohet në Shqipëri për të gjithë albanologët, ku ju ishit i ftuar për të qenë pjesëmarrës me konkurrimin e veprës suaj “Kosova një histori e shkurtër”, dhe merituat vendin e më të mirëve. Mendoni se përmbajtja e veprës, pra problemi i Kosovës, ishte arsyeja pse ju dhanë çmimin?
Shpresoj se kam marrë çmim, sepse njerëzit këtu në konferencë besojnë se është një histori objektive dhe serioze. E di se çështja e Kosovës ka shumë interes për shqiptarët. Por, për një historian, në radhë të parë, është objektiviteti i librit. Dhe shpresoj se kam analizuar faktet dhe problemet e historisë në mënyrë objektive.
Cilat janë tezat që ju ngrini dhe ju kanë nxitur për të shkruar librin mbi historinë e Kosovën?
Tezat janë pak të vështira. E kam shkruar librin për Kosovën pas luftës së Bosnjës, pasi kisha shkruar një libër për historinë e këtij vendi. Kam shkruar si historian, shpresoj objektiv, por me qëllim për të kundërshtuar propagandën serbe gjatë luftës së Bosnjës. Kur kam shkruar këtë libër kam menduar se ishte e nevojshme një libër i tillë edhe për historinë e Kosovës, sepse problemi ishte i njëjtë: një çështje politike e përzier me ideologji. Por, në të gjitha rastet pretendimet serbe kanë qenë pretendime historike, për historinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë nuk ekzistonte asnjë libër në Perëndim për historinë e Kosovës. Ishte një rajon pothuaj i panjohur. Ekzistonin libra vetëm për historinë e Jugosllavisë dhe historianët që kanë shkruar libra për Jugosllavinë kanë pasur pikëpamje serbe, historianët perëndimore që kishin studiuar kryesisht në Beograd p.sh., për doktoratën. Pra, nuk ekzistonte asnjë histori ku autori ka lexuar edhe burimet, por dhe librat shqiptarë e të tjerë. Ishte në këtë kontekst, e domosdoshme një histori e Kosovës.
Cilat janë periudhat historike që përfshin ky botim?
Kam filluar me fundin e Perandorisë Romake dhe vazhdon deri sot. Është një histori e përgjithshme. Kam shkruar shumë për periudhën mesjetare për periudhën osmane, Rilindjes dhe për periudhën e shtetit jugosllav.
Cilat janë burimet arkivore, apo kërkimet që keni shfrytëzuar për librin?
Kam studiuar në arkivat e Vjenës, Romës, Vatikanit (natyrisht), Venedikut dhe arkivat në Paris, Londër, Uashington dhe kam lexuar librat që janë botuar në Jugosllavi, Kroaci, Greqi, Itali etj. Është një punë ndërkombëtare për të bërë kërkime për një temë të tillë, sepse në çdo vend mund të gjesh një monografi të veçantë për një çështje, një pikë. Por, qëllimi im ishte të bëj një histori të përgjithshme dhe duhej njohur në të gjitha pikëpamjet.
A kanë qenë këto arkiva të bollshme me dokumentacion mbi këtë vend dhe si është shkruar në të vërtetë Kosova në këto letra, është ajo Kosova që kishim në kohën e Serbisë, e sotmja, apo ajo e etnisë së madhe, shqiptare?
Varet nga periudha. Gjatë periudhës së osmanëve, burimet perëndimore nuk interesohen shumë për çështjen e gjeopolitikës, se Kosova ishte një pjesë e Perandorisë Osmane. P.sh., në kishën katolike, në raportet që kam grumbulluar në Romë, arkiva e propagandës Fide, që ishte shumë e rëndësishme, mund të gjejmë Kosovën të konsideruar si një pjesë e Serbisë ose si e Shqipërisë. Por termat Albania dhe Serbia janë fjalët, të cilat nuk kanë një kuptim të përcaktuar gjeografik. Ata kanë një kuptim administrativ të kishës, është mjaft e komplikuar kjo çështje. Por, kemi burime të mira veçanërisht në Vatikan, Romë, Venedik e veçanërisht në Austri. Kemi shumë informacion nga Kosova, më vonë, në periudhën e diplomacisë moderne kur kanë ardhur konsuj të huaj në Ballkan. Ka qenë një konsull britanik në Shkodër, një konsull austriak në Prizren etj.
Në krahasim me historinë e Bosnjës, kjo e Kosovës, sipas hartës që na treguat më lart, çfarë jua ka bërë më kompleksive analizën?
Mund të them se historia e Kosovës, libri që kam shkruar është më e plotë se historia e Bosnjës. Kur kam shkruar historinë e Bosnjës duhej të shkruaja shumë shpejt, nuk kisha shumë kohë për kërkime arkivore, pasi kishte luftë, dhe qëllimi im ishte të botoja një libër që të ndikoja dhe të influencoja në politikën ndërkombëtare.
Por për historinë e Kosovës kisha më shumë kohë, kam punuar disa vjet duke udhëtuar në arkivat perëndimorë, atëherë besoj se këtë botim e kam përfunduar në mënyrë më të plotë.
Ju jeni i qartë tani për historinë e Kosovës, duke kuptuar çfarë ka ndodhur qysh në mesjetë. Çfarë mendoni për situatën sot, pas shkrimit të librit tuaj, dhe pavarësisë së Kosovës?
Për situatën sot, natyrisht, që jam shumë i lumtur me pavarësinë e Kosovës. Jam pak i brengosur me politikën ndërkombëtare veçanërisht me politikën e Rusisë, por dhe me politikën e Kombeve të Bashkuara, por mendoj se janë probleme të përkohshme.
Jam i bindur se eventualisht Kosova do të jetë plotësisht e pavarur, do të funksionojë në mënyrë plotësisht normale, si shtet i pavarur.
Në librin tuaj Kosova është e lokalizuar si etni më vete, apo është parë në kontekstin e shqiptarëve si e tërë, kemi parasysh edhe Shqipërinë?
Kam shkruar librin për historinë e Kosovës, si Kosova e tanishme me kufij të tanishëm. Nuk është e mundur të shkruash një libër të tillë në mënyrë hermetike, vetëm një rajon hermetik. Sepse historia ka shumë elemente kontekstuale. Në librin tim kam shkruar shumë për çështjen e prejardhjes së shqiptarëve, çështjen e sistemit shoqëror si shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Tetovës dhe Shkupit. Megjithatë fokusi im ka qenë gjithmonë në territorin e sotëm të Kosovës.
Jeni një autoritet politik që keni impakt edhe përmes artikujve që ju shkruani, po politik. A mendoni se shqiptarëve iu duhet një lobing më i fuqishëm ndërkombëtar, për të pasur më të qartë pozicionin politik në këtë territor gjeografik ku ndodhet?
Kjo, sidomos për shkak se Rusia është shumë e fuqishme, ku si rrjedhojë shohim akoma kokëfortësinë e synimeve të Beogradit për Kosovën.
Tani në botë çdo shtet ka nevojë për lobin, është sistemi i tillë, i sotëm, ndërkombëtar. Lobingu është i rëndësishëm sepse mediat kanë një fuqi më të fortë se politikanët. Dhe duhet çdo lloj lobingu, në media, diplomaci etj. Më vjen shumë keq që Rusia ka një ndikim aq të fortë, jo vetëm në perëndim ndoshta prej gazit, apo benzinës, por edhe në botën islamike kanë bërë presion, një lloj shtypje diplomatike kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dhe është e çuditshme, por natyrisht çdo shtet ka nevojë për lobing.
Ju mendoni se kjo situatë kompleksohet edhe nga të gjitha anët si qytetërim, si fe edhe si politikë etj. Ku e shikoni shpresën e daljes nga ky kompleksitet politik?
Nga të gjitha anët, në çdo mënyrë. Besoj se Rusia do të ndryshojë pozitën. Faktikisht Rusia nuk ka asnjë interes për pozitën e Kosovës. Ka mbajtur këtë qëndrim për qëllime të ndryshme ndërkombëtare, gjeopolitike kundër Perëndimit. Në qoftë se Perëndimi ka qëllim për njohjen e pavarësisë, Rusia do të jetë kundër, por nuk ka asnjë interes të veçantë, për shembull në Beograd. Serbët kanë ide që kanë një lloj vëllazërie midis serbëve dhe rusëve. Por, në Moskë politika nuk është politikë romantike. Atëherë eventualisht Rusia do të ndryshojë politikën, do të ketë një qëllim për një kompromis me SHBA-në etj., dhe pastaj kur Serbia ka dëshirë për të hyrë në BE, njohja e Kosovës do të jetë e domosdoshme.
Po politikën shqiptare, në Shqipëri, si e shikoni këtë impakt politik ndërkombëtar?
Nuk e njoh me hollësi politikën shqiptare, por e di se ka përkrahur shumë kosovarët në diplomaci dhe besoj se kanë punuar mirë për Kosovën. Por, në hollësi nuk e di, nuk e njoh çështjen e diplomacisë.
Do vazhdoni të shkruani për politikën, historinë, cili do të jetë libri juaj i ardhshëm?
Është një gjë plotësisht tjetër, sepse në fillim të karrierës akademike unë kam qenë kryesisht historian i filozofisë dhe jam pothuajse gati me një edicion, një botim i tekstit të Thomas Hobs, “Leviatani”. Është një vepër shumë e vështirë për t’u botuar, sepse e ka shkruar në gjuhën angleze, edhe pastaj e ka përkthyer në gjuhën latine. Botimi im do të jetë me faqe paralele anglisht-latinisht dhe historia tekstuale është shumë e komplikuar. Kam punuar shumë për atë dhe jam pothuaj gati.
Kush është Noel Malcolm?
Për shqiptarët, ai njihet si autori i librit “Një histori e shkurtër e Kosovës”, botuar në vitin 1998. Përmbajtja dhe momenti i daljes së atij libri e bënë Malcolm të famshëm në mbarë botën perëndimore. Ai libër ishte dritarja e vërtetë e një vendi dhe një populli të përvuajtur, për të cilin shumë pak veta dinin për të. Malcolm është shkrimtar, historian dhe gazetar britanik. Ai ka studiuar në Kembrixh dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentues i gazetës “Daily Telegraph”. Ai ka punuar për një periudhë të gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”. Është autor i disa botimeve me karakter historik ose përshkrues si: "Një histori e shkurtër e Bosnjës" (1994), “Origjinat e Idiotizmit Anglez” (1997), “Bota mendore e një matematikani të hershëm modern” (2005), “George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) etj. Të dy librat e tij për Bosnjën dhe Kosovën patën shumë sukses në Perëndim, pasi ishin ndër botimet e rralla bindëse dhe që binin në kundërshtim me çfarë gatuhej në akademitë e Beogradit. Të dy librat shumë shpejt u bënë të referueshëm për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Noel Malcolm është dekoruar edhe nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit". Malcolm flet mirë gjuhën shqipe, serbo-kroatishten, bullgarishten, greqishten dhe hungarishten.