Çelet në Tiranë sezoni i dhjetë Internacional i muzikës klasike
Çelet në Tiranë sezoni i dhjetë Internacional i muzikës klasike me një koncert të kuartetit Italian të harqeve "Archimede".
Kuarteti i përbërë nga Enzo Ligresti e Corrado Genovese në violinë, Gaetano Adorno në violë dhe violonçelisti Benedetto Munzione, interpretoi për publikun një repertor të zgjedhur të muzikës së dhomës. Me instrumentet e tyre, kuarteti solli nota dhe tinguj të kompozitorëve të njohur në tre shekuj, duke filluar me Haydn deri tek Shostakoviç. Sezoni i koncerteve "Klasik" është një vazhdimësi e sezonit "Allegreto Albania". Për përgjegjësin dhe violinçelistin Pjetër Guralumi ky koncert synon zgjerimin dhe bashkëpunimin mes artistëve të huaj dhe ata shqiptarë.
Ky sezon vjen në Shqipëri i menaxhuar nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe disa ambasadave të shteteve të ndryshme në vendin tonë.