Traktati i Lisbonës, zyrtarë të BE-së takim me Presidentin çek Klaus

Për herë të parë prej disa muajsh, një nga përfaqësuesit kryesorë të Bashkimit Evropian do të takohet nesër në Pragë me presidentin euroskeptik çek, Vaclav Klaus, me shpresën për ta bindur të mos shprehet kundër ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.
Presidenti i parlamentit evropian, polaku Jerzy Buzek njoftoi se kishte arritur të binte dakord për një takim me presidentin çek, kundërshtarin e deklaruar të Traktatit dhe që tashmë refuzon të japë nënshkrimin e tij.
Që prej disa ditësh zyrtarët evropianë janë përpjekur të kontaktojnë drejtpërdrejt me Klaus, me qëllim për të arritur një qartësim të qëllimeve të tij.
Pas fitores së gjerë të Traktatit të Lisbonës në referendumin irlandez, pengesa kryesore për rrugën e këtij teksti që ka të bëjë me mirëfunksionimin e Evropës, u kapërcye.
Por për të hyrë në fuqi, traktati mbetet për t'u nënshkruar nga presidenti polak, Lech Kaczynski, dhe ai çek Vaclav Klaus.
Vendet evropiane presin të dinë se kur do të të hyjë në fuqi traktati për të bërë të mundur emërimin e Komisionit të ardhshëm Evropian dhe për t'u pajisur me dy poste emblematike të parashikuara nga teksti, atë të presidentit të BE-së dhe përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme.