E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet pas 48 orësh Kapshtica

Prej dy ditësh, emigrantët shqiptarë ose qytetarët në përgjithësi që dëshironin të kalonin në këtë pikë kalimi janë kthyer mbrapsht ose kanë marrë itinerare të tjera.

Shkak i bllokimit u bënë grevat dyditore në Greqi për të kundërshtuar masat antikrizë të qeverisë. Kjo pikë është hapur që mëngjesin e sotëm.

Pjesa shqiptare e doganës është e përbërë nga 5 sportele. Momentalisht, kalimi në këtë pikë bëhet normalisht por në orët në vazhdim, sipas autoritete kufitare, priten radhë të gjata. /S.Ll./Start/

                                                                                             2011-06-30 08:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›