Çelsi-Mançester, një sfidë titulli në Londër
LONDER- Çelsi dhe Mançester Junajtid do të përballen të dielën në kryendeshjeb e javës së 12-të të Premier Ligës Angleze. Pas 3 vitesh dominimi absolut, Mançesteri shkon në Londër si jo favorit përballë ekipit të drejtuar nga Karlo Ançeloti. Blutë e Londrës janë rikthyer në kohët e tyre të arta, duke mbajtur vendin e parë pas 9 fitoreve dhe vetëm 2 humbjeve. Mungesa e madhe për “Djajtë e Kuq” do të jetë ajo e mbrojtësit Rio Ferdinand. Trajneri Ferguson, që të premten mbushi 23 vjet në stolin e Junajtid, deklaroi se ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë natyrën e dëmtimit të Ferdinand në pulpë. “Nuk e dimë saktësisht se çfarë lloj dëmtimi ka pulpa e tij, - tha skocezi në një konferencë për shtyp. –Zakonisht këto dëmtime zgjasin vetëm 2-3 javë, por ai nuk po tregon asnjë shenjë përmirësimi megjithëe ka 2 javë që nuk luan fare”, shtoi Ferguson. Për Mançesterin janë rikthyer gjithashtu Nemanja Vidiç dhe Darren Fleçër, që nuk luajtën kundër CSKA Moskës në mesjavë. Ferguson vlerësoi gjithashtu edhe trajnerin Karlo Ançeloti, që sipas tij ka sjellë një eksperiencë të madhe të Angli.
Në krahun tjetër morali në kampin e Çelsit duket në nivelet më të larta pas kualifikimit në turin tjetër të Ligës së Kampioneve dhe ecurisë së mirë në kampionat. Ditën e premte Komsioni i Arbitrazhit Sportiv në Lozanë u riktheu bluve të Londrës të drejtën për të bërë merkato, që FIFA ia kishte hequr si penalizim për marrjen e një futbollisti nga francezët e Lens. “Kemi kohë për të menduar për merkaton, - deklaroi trajneri Karlo Ançeloti. – Unë jam i lumtur me këtë skuadër, kështu që për momentin nuk është e nevojshme të hyjmë në merkato”, tha ai. Në lidhje me ndeshjen me Mançesterin, ish trajneri i Milanit deklaroi se është i lumtur që kjo sfidë ka ardhur në këto momente, kur skuadra e tij është duke luajtur mjaft mirë. Çelsit nuk do të ketë të gatshëm vetëm mbrojtësin portugez Hoze Bosingva për këtë ndeshje. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)